Sondazh

A do të zgjasë gjatë konflikti në Iran?

Loading ... Loading ...
 

Arsenal, shpresë dhe frikë/ Champions, londinezët synojnë një vend në gjysmëfinale

schedule12:39 - 15 Prill, 2026

schedule 12:39 - 15 Prill, 2026

Ajo që ndodhi në Premier Ligë bëri që të kthehej frika. Arsenali, ndryshe nga një Liverpul apo edhe një Mançester Siti, apo dikur Mançester Junajtid, duket se ka mbetur tepër I thyeshëm nga ana psikologjike, dhe presioni ka nisur të ndihet ndërsa afron fundi i sezonit.

“Topçinjtë” mbeten në vend të parë në kampionatin anglez, dhe janë favoritë për t’u kualifikuar në gjysmëfinale të Championsit, veçse nëse ke nerva të dobëta, as fitorja 1-0 jashtë fushe nuk të jep garanci.

E tillë situata pas humbjes 1-2 në shtëpi ndaj Bornmuthit, tregues i qartë i shqetësimit që ka përfshirë londinezët. Për më tepër, trajneri Mikel Arteta, që kërkon trofe në “Emirejts” që nga viti 2019, ka lajme të këqija nga infermieria.



Mesfushori tepër I rëndësishëm Deklan Rajs është në dyshim pasi nuk luajti në fundjavë. Ylli tjetër i shquar i Anglisë, Saka, mungon prej 3 ndeshjesh radhazi dhe ka vetëm 25 për qind mundësi të dalë në fushë.

Po ashtu, Odegard, Timber e Kalafiori, ndërsa Merino është I sigurt që është jashtë. Nga të gjithë, Rajs duket më i mundshmi, bashkë me yje si Raja në portë, Gabriel e Saliba në mbrojtje, Haverc në fazën offensive, ashtu si Martineli, Madueke dhe sulmuesi kryesor Gjëkeresh.

Sportingu vërtet u mund 1-0 në stadiumin e vet në çerekfinalen e kaluar falë një goli nga gjermani Kai Haverc, por mbetet i rrezikshëm dhe nuk ka asgjë për të humbur./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!