Arsenal refuzon Monaco, “zikaltërit” hidhen në sulm për Balogun

schedule09:16 - 8 Gusht, 2023

schedule 09:16 - 8 Gusht, 2023

Pas një sezoni fantastik në kampionatin francez, Ligue 1, me skuadrën e Reims, ku arriti të shënojë plot 22 gola e të dhurojë 3 asistime në 39 paraqitjet e vlefshme për “të kuqtë”, “bomberi” amerikan, Folarin Balogun, tashmë është në fokusin e shumë ekipeve evropiane.

Ndër të parët që kanë bërë një ofertë zyrtare për talentin amerikan janë francezët e Monaco, të cilët sipas raportimeve në media kanë qenë goxha të interesuar për shërbimet e Balogun, mirëpo “topçinjtë” e kanë refuzuar ofertën e tyre, ofertë shifra e të cilës ende nuk bëhet e ditur.

Në krahun tjetër janë dhe “zikaltërit” e Inter, të cilët prej disa javësh tashmë e kanë shprehur haptazi pëlqimin e tyre për Balogun, teksa e shohin këtë të fundit, si zëvendësuesin perfekt të “bomberit” Romelu Lukaku.

Bordi i nënkampionëve të Evropës raportohet madje të ketë bërë dhe një ofertë zyrtare për amerikanin, në shifrën e 30 milionë paundëve, të ndarë në formulën 25 milionë bazë plus 5 të tjera bonus, mirëpo problem mbeten kërkesat e Arsenal, të cilët kërkojnë jo më pak se 50 milionë paundë për kartonin e 22-vjeçarit të talentuar. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!