Arsenal për “pazar” në La Liga, “topçinjtë” piketojnë dyshen e Real Sociedad

schedule12:30 - 22 Prill, 2023

schedule 12:30 - 22 Prill, 2023

Me merkaton e verës që është vetëm 2 muaj larg nisjes, klubet po bëjnë gati planet dhe strategjitë për të arritur të nënshkruajnë lojtarët që u nevojiten për të përmbushur objektivat e sezonit të ardhshëm.

Sipas raportimeve të gazetarit të mirënjohur sportive, Fabrizio Romano, përveç belgut të Leicester, Yuri Tielemans, objektiv i cili kërkohet prej kohësh nga Arsenal, “topçinjtë” kanë vënë në foksur dy lojtarë të Real Sociedad, një mbrojtës dhe një mesfushor.

Bëhet fjalë për francezin e mbrojtjes, Robin Le Normand dhe mesfushorin defensiv, Martin Zubimendi, lojtarë këta që pëlqehen shumë nga tekniku spanjoll, Mikel Arteta, i cili i shikon këta lojtarë si pjesë e planeve për transferimet, por bordi ende nuk ka marrë një vendim nëse duhen vërtetë apo jo.

Të dy lojtarët kanë klauzola fikse në rast se Arsenal nuk do të “lodhet” me negociata. Francezi 26-vjeçar pritet t’i kushtojë “topçinjve” plot 50 milionë euro, ndërsa mesfushori bask rreth 60 milionë euro, me këtë të fundit që shihet si zëvendësuesi perfekt i Thomas Partey.

Ndërkaq, çmimi edhe mund të ulet duket ditur dhe lidhjen e teknikut Mikel Arteta, me klubin, teksa kujtojmë se në karrierën e tij si lojtar, tekniku ka veshur fanellën e Real Sociedad, në sezonin 2004-2005 para se të transferohej tek Everton. /i.m /abcnews.al 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!