Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Arsenal në kërkim të një “bomberi”, “Topçinjtë” vihen pas “yllit” të Brighton

schedule20:16 - 9 Nëntor, 2024

schedule 20:16 - 9 Nëntor, 2024

Prej kohësh tashmë, “Topçinjtë” e Arsenal janë në kërkim të një emri të madh apo të një talenti premtues, për sulmin e “gjigantëve” anglezë dhe siç dihet prej kohësh, “bomberi” francez, Randal Kolo Muani është objektivi i parë në listën e “të preferuarve” të klubit londinez, mirëpo nuk është emri i vetëm.

Sipas raportimeve më të fundit të mediave angleze, tashmë është zbuluar edhe një tjetër emër, kësaj here i një talenti të së ardhmes. Bëhet fjalë për “bomberin” irlandez, të “Pulëbardhave”, të Brighton, Evan Ferguson, me 19-vjeçarin, që sezonin e shkuar ka shënuar 6 gola dhe ka asistuar 1 tjetër, në 36 ndeshjet e regjistruara deri më tani.

Tekniku, Mikel Arteta beson se 19-vjeçari mund të shpërthejë në të ardhmen dhe të bëhet një nga sulmuesit më të mirë në skenën ndërkombëtare, megjithatë, përveç “Topçinjve” të Arsenal, në listën e kandidatëve që kërkojnë për ta blerë atë gjatë verës janë bashkuar edhe “Djajtë e Kuq” të Manchester United, si dhe rivalët e përjetshëm të Tottenham. /i.m /abcnews.al



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!