Arsenal në kërkim të një “bomberi”, “Topçinjtë” vihen pas “yllit” të Brighton

schedule22:16 - 2 Tetor, 2024

schedule 22:16 - 2 Tetor, 2024

Prej kohësh tashmë, “Topçinjtë” e Arsenal janë në kërkim të një emri të madh apo të një talenti premtues, për sulmin e “gjigantëve” anglezë dhe siç dihet prej kohësh, “bomberi” nigerian, Victor Osimhen ësshtë objektivi i parë në listën e “të preferuarve” të klubit londinez, mirëpo nuk është emri i vetëm.

Sipas raportimeve më të fundit të mediave angleze, tashmë është zbuluar edhe një tjetër emër, kësaj here i një talenti të së ardhmes. Bëhet fjalë për “bomberin” irlandez, të “Pulëbardhave”, të Brighton, Evan Ferguson, me 19-vjeçarin, që deri më tani ka shënuar 6 gola dhe ka asistuar 1 të tjerë, në 36 ndeshjet e regjistruara deri më tani.

Tekniku, Mikel Arteta beson se 19-vjeçari mund të shpërthejë në të ardhmen dhe të bëhet një nga sulmuesit më të mirë në skenën ndërkombëtare, megjithatë, përveç “Topçinjve” të Arsenal, në listën e kandidatëve që kërkojnë për ta blerë atë gjatë verës janë bashkuar edhe “Djajtë e Kuq”, të Manchester United. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!