Sondazh

A do të zgjasë gjatë konflikti në Iran?

Loading ... Loading ...
 

Arsenal, kualifikohet me mbrotje/ Londinezët arrijnë përsëri gjysmëfinalet në Champions

schedule12:35 - 16 Prill, 2026

schedule 12:35 - 16 Prill, 2026

Rëndësi ka që ia dolën. Kështu do të thoshte njëri nga lojtarët më të shquar të Arsenalit dhe të kombëtares së Anglisë, Deklan Rajs, dhe fakti është që objektivi u arrit.

Kryesuesja e Premier Ligës angleze është në katër më të mirët në Champions, pra në gjysmëfinale, vetëm dy hapa larg fitores së trofeut që e ka ëndërruar për dekada, por që nuk e ka fituar dot kurrë.

Gjithsesi, ndaj Sportingut të Lisbonës suksesi ishte “gri”, siç komentohet në Angli. Edhe pse “topçinjtë” bënë më shumë, sërish prej tyre pritej më tepër, dhe jo vetëm kaq, por edhe rrezikuan të shkatërronin çdo gjë.



Të mos harrojmë se ndeshja e parë në Portugali ishte fituar vetëm 1-0. Dakord, trajneri Mikel Arteta kishte mungesa dhe ato u ndjenë.

Disa lojtarë ishin të dëmtuar me në krye Sakane, Kai Haverc u mbajt në stol fillimisht dhe Rajs nuk ishte në maksimum, por u duk se më shumë ndikoi ana psikologjike.

Arsenali është në gjendje të vështirë nga ana morale, pikërisht në momentin vendimtar të sezonit dhe me këtë formë mund të mbetet tërësisht pa trofe, edhe pse është në krye të kampionatit dhe në gjysmëfinale në Ligën e Kampionëve.

Gjithsesi, çdo gjë është në dorë të londinezëve, dhe shorti me Atletikon e Madridit duket më i favorshmi i mundshëm, në krahasim me Paris SG të vitit të kaluar, në krahasim me duelin Bajern-PSG të tanishëm dhe në krahasim me një rival si Barcelona që u eliminua në çerekfinale.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!