Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Arsenal futet në garë, sfidon Barcelonën për talentin portugez

schedule11:23 - 12 Maj, 2023

schedule 11:23 - 12 Maj, 2023

Arsenali thuhet se ësthë gati t’i bashkohet Barcelonës në garën për shërbimet e Joao Cancelo, me portugezin që duket se nuk ka të ardhme te Manchester City.

28-vjeçari portugez u largua nga “Etihad Stadium” në janar gjatë merkatos së dimrit dhe u huazua te Bayern Munich. Kjo marrëveshje përfshin opsionin për një transferim prej 70 milionë eurosh, por që nuk ka gjasa të përdoret nga bavarezët.

Sipas “90min”, Bayern do të ishte i hapir ndaj idesë së zgjatjes së marrëveshjes së huazimit të Cancelo, por palët e tjera të interesuara tani janë duke studiuar pistën. Pretendohet se Arsenali është pjesë e kësaj gare, së bashku me gjigantët e La Liga, Barcelonën. Arteta e njeh mirë Cancelo pasi së bashku kanë punuar në kohën kur tekniku spanjoll ishte ndihmësi i Pep Guardiola.



Arsenali ka një marrëdhënie të mirë me City kur bëhet fjalë për transferime. Kujtojmë se “topçinjtë” kanë transferuar nga “qytetarët” lojtarë si Gabriel Jesus apoi Zinchenko në vitin 2022. Arsenal beson se Cancelo do të ishte një tjetër opsion i dobishëm në sistemin e tyre taktik.

Megjithatë, thuhet se Barcelona është duke përgatitur një qasje huazimi të sajën, pasi një blerje të kartonit të tij do të ishte pothuajse e pamundur për shkak të problemeve që ka klubi katalanas./ h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!