ARRSH-IKMT vazhdojnë pastrimin e akseve rrugore

schedule13:47 - 5 Nëntor, 2017

schedule 13:47 - 5 Nëntor, 2017

Në javën e pestë të ndërhyrjes në terren, Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe Inspektorati Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit, vazhduan pastrimin e nyjeve dhe akseve rrugore kombëtare nga tabelat dhe objektet e vendosura në kundërshtim me Kodin Rrugor.

Në javën e pestë të aksionit për pastrimin e nyjeve kombëtare nga Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe Inspektorati Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit janë hequr në këtë aks edhe 3 pika ambulante të shitjes së fruta-perimeve, 8 vendgrumbullime gomash, 5 konstruksione metalike, materiale ndërtimi, vazo lulesh dhe flamuj.

Ndërkaq, po gjatë kësaj jave u ndërhy edhe në aksin rrugor kombëtar Levan-Kakavijë. Përveç tabelave reklamuese dhe pika tregëtimi ambulante, në këtë rrugë u prishën 5 lavazhe, 4 kioska dhe u zhvendosën 4 kontenierë. Në këtë ndërhyrje u pastruan edhe 3 vendgrumbullime gomash e makineri të vendosura në krah të karrexhatës.

Subjektet që rivendosin tabelat e hequra Autoriteti Rrugor Shqiptar i paralajmëron se masat që do të ndërmerren nisin me gjoba dhe përfundojnë me procedim penal./abcnews.al

 

https://youtu.be/5JzPbqzp4Bs

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!