Arritje e jashtëzakonshme, 18 vjeçari shqiptar debuton me Bayern

schedule22:27 - 21 Dhjetor, 2019

schedule 22:27 - 21 Dhjetor, 2019

Skuadra e Bayern Munchen vazhdon t’iu besojë të rinjve dhe të promovojë talente nga ekipi B ose moshat. Trajneri i përkohshëm Flick, ka punuar me shumicën e talenteve të Bayern dhe i njeh mjaft mirë.

Në dy ndeshjet e fundit, Flick aktivizoi 18 vjeçarin Joshua Zirkzee, i cili shënoi dy gola në Bundesliga dhe i dha dy fitore Bayernit në minutat e fundit. Përveç holandezit, Flick i dha mundësinë edhe talentit shqiptar, Leon Dajaku.

18 vjeçari kuqezi ka bërë ndeshje shumë të mira për Bayern II dhe sot, debutoi në Bundesliga me kampionët e Gjermanisë. Një arritje e jashtëzakonshme!/abcnews.al

Momenti kur Dajaku debutoi (90+1′)

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!