Prej verës së vitit 2011 mbron portën e “Bavarezve” të Bayern Munich. “Shtatlarti” gjerman, Manuel Neuer, mund të thuhet me plotë gojë, se është një nga më të mirët e historisë së futbollit, teksa vit pas viti thyen rekorde të këtij sporti, ku një prej tyre është dhe fitimi dy herë i tripletës së famshme, në sezonet, 2012-2013 e 2020-2021
Mbrëmjen e së martës, në “Old Trafford” përballë “Djajve” të Manchester United, gjermani reagjistori ndeshjen e tij , të 700-të, si profesionist në karrierë regjistroi Manuel Neuer në “Old Trafford” përballë Manchester United.
Këtë arritje “gardiani” i Bayern Munchen e festoi me fitoren 0-1 në Champions League, teksapas ndeshjes, kapiteni u shpreh se nuk ishte në dijeni të një rekordi të tillë.
“Ishim shumë të zemëruar me paraqitjen tonë në Frankfurt kundër humbjes ndaj Frankfurt, por reaguam mirë. Trajneri është i kënaqur, ai na tha se ndihej krenar për ne, pasi dhamë gjithçka në fushë. Ne kemi një skuadër që mund të garojë për fitimin e titullit, por duhet të japim maksimumin në çdo ndeshjet.
Nuk e dija se ishte ndeshja e 700-të. Jam në formë, nuk e prisja që gjërat të shkonin aq mirë pas dëmtimit të gjatë. U jam shumë mirënjohës mjekëve”, theksoi “gardiani” i portës, i cili prej vitesh një prej më të mirëve në rolin e tij. /i.m /abcnews.al