Arrihet marrëveshja për koalicion të madh në Gjermani

schedule09:35 - 12 Janar, 2018

schedule 09:35 - 12 Janar, 2018

Konservatorët dhe socialdemokratët në Gjermani arritën një marrëveshjeje për krijimin e koalicionit qeverisës gati 4 muaj pas zgjedhjeve parlamentare në këtë vend. Limiti i pranimit të emigrantëve dhe ruajtja e nivelit të taksave janë shtyllat kryesore të marrëveshjes. Kancelarja Merkel e cilësoi ate një fillim të ri për Europën.

Eshtë arritur marrëveshja në Berlin mes konservatorëve të kancelares gjermane Angela Merkel, Cdu-Csu dhe socialdemokratëve të qendrës së majtë, SPD, për krijimin e një koalicioni qeverisës. marrëveshja parashikon një kufi për hyrjen e emigrantëve në vend, rreth 200 mijë në vit, si dhe përforcimin e reformës së zonës euro me ndihmën e Francës. SIpas Merkel kjo qeveri do të jetë një fillim i ri për europën, ndërsa për liderin e Spd, Martin Schulz është një rezultat i jashtëzakonshëm.

Negociatorët e Cdu-Csu dhe ata të SPD-së kanë rënë dakord dhe për një kufizim të fortë për sa i përket bashkimeve familjare të emigrantëve me një maksimum prej një mijë personash në muaj. Liderët e tre palëve vendosën dhe aktivizimin e kushteve të reja për pritjen e emigrantëve në mënyrë të vecantë për të mos dhënë më në mënyrë sistematike ndihma financiare.

Gjithashtu u arrit marrëveshja dhe për taksat duke vendosur të mos rriten më. Por ai që do të rritet do të jetë kontributi i vendit për bashkimin europian me synimin për të përforcuar financiarisht europën.

Në konferencën për shtyp në Berlin, Merkel u shpreh se kishte punuar për ti dhënë vendit një qeveri të qëndrueshme, dhe që tashmë ekzekutivi duhet të jetë më i sshpejtë në marrjen e vendimeve

Lideri i kristian socialistëve bavarezë Horst Sihofer u shpreh qe qeveria e re do të jetë gati para pashkëve./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!