Arrihet marrëveshja, Milani përforcohet në mbrojtje

schedule10:44 - 24 Dhjetor, 2019

schedule 10:44 - 24 Dhjetor, 2019

Milani ishte hedhur në sulm për të afruar një mbrojtës qendre dhe duket se afrimi i parë i kuqezinjve në merkaton e janarit do të jetë Jean Clair Todibo. 19-vjeçari është raportuar se i kishte thënë “po” kuqezinjtë ditë më parë, ndërkohë që sipas “Gazzetta dello Sport” tanimë ka një marrëveshje mes klubeve.

Todibo nuk po gjente hapësira te Barcelona dhe te Milani e pëlqejnë, pasi e kanë ndjekur që kur luante në Francë dhe janë të bindur për cilësitë e tij.  Normalisht transferimi i tij shkon për shtat edhe me politikat e klubit kuqezi, që nuk mund të shpenzojë shumë për shkak të rregullave të “Fair Play”-financiar.

Medih Demiral, turku i Juventusit, ishte në listën e dëshirave të Milanit, por çmimi prej 40 milionë eurosh që bardhezinjtë kishin vendosur, i ka stepur ata.  Kështu drejtuesit kanë gjetur marrëveshjen për Todibo. /abcnews.al

Jean-Claire Todibo

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!