Arrihet marrëveshja me Greqinë për punësimin sezonal të shqiptarëve në bujqësi

schedule17:39 - 2 Maj, 2020

schedule 17:39 - 2 Maj, 2020

Shqipëria dhe Greqia kanë arritur marrëveshje për punësimin sezonal të shtetasve shqiptarë në sektorin e bujqësisë në vendin fqinj. Mediat greke bëjnë me dije se marreveshja është arritur falë këmbënguljes se ministrit grek të bujqesise Makis Voridhis dhe deputetit Taulant Balla.

Marreveshja parashikon punesimin sezonal me procedura te pershpejtuara te 7 deri në 10.000 shtetasve shqiptare,te cilet do te punesohen me te drejta te plota ne Greqi.

Në kuadër të kësaj marrëveshje që nga e hëna e 4 majit ftohen te gjithe punedhenesit grekë që janë të interesuar për të punësuarit sezonale,të aplikojë pranë kooperativave bujqësore.

Dokumentat që duhet të plotësohen janë:

1-Kerkesa me shkrim prane kooperatives.

2-Formulari i deklarates se pergjegjesise personale te punedhenesit(teksit i gatshem prane protokollit)

3- Fotokopje te pasaportes se punonjesit te ftuar per punesim

4-Deklarate financiare e fermerit per vitin 2019.

5-Fature pagese 100 euro per cdo te ftuar(pagese ne banke per llogari te shtetit grek)

6-Pagese 80 euro per testin e covidit,e cila do te behet ne banke,per llogari te kompanise se perzghedhur per testin. Pagesat do te zbriten nga taksat gjate muajve ne vazhdim.

7-Udhetimi i punonjesve do te behet me autobuse,ekskluzivisht me firmen e perzgjedhur prej kooperatives,e cila zbaton rreptesisht protokollet e sigurise se caktuara prej qeverise greke.

8- Kosto e udhetimit paguhet nga punonjesi i ftuar.(vleresohet se do te jete 30-50 euro)

9-Testet do te behen brenda ne autobuset ne te cilet do te udhetohet,ne piken kufitare te Kapshtices,dhe ne vazhdim ato do te dergohen ne laboratoret e kontraktuar ne Selanik.

10-Deri ne perfundim te analizave,punonjesit do te karantinohen ne njesite e akomodimit te perzgjedhura prej kooperatives.

11-Nuk do te pranohen te kalojne qytetare ne forme spontane,por vetem ne mjetet e kompanise te autorizuar dhe certifikuar per procesin ne fjale.

12-Procedurat do te plotesoehen brenda dy ditesh,dhe ne vazhdim, kompania e udhetimit, rakordon lidhur me levizjen e punonjesve dhe dorezon listen e udhetimit prane organeve policore kufitare shqiptare dhe greke,te cilat kryejne edhe kontrollet e sigurise.

Ndërkohë të gjithë qytetarët shqiptarë të interesuar për punë në Greqi, duhet të aplikojnë në platformën on line ëëë.punenegreqi.gr dhe brenda 3-4 dite,do te kene perfunduar kontratat e punës prej punëdhenësve.

Ky është një proces që gjatë pajisjes me dokumentacionin e nevojshëm është falas dhe nuk do të ketë nevojë për pajisje me vizë punë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!