Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Arrihet dakordësia, qytetarët e Kosovës do të lëvizin të lirë në BE nga janari 2024

schedule11:53 - 22 Nëntor, 2022

schedule 11:53 - 22 Nëntor, 2022

Bashkimi Evropian ka rritur në konsensus që  liberalizimi i vizave për Kosovën të hyjë në fuqi më 1 janar të vitit 2024.

Siç mëson Radio Evropa e Lirë pajtimi u arrit në një takim të këshilltarëve për viza të martën në Bruksel.



Kjo datë ishte kërkesë e Spanjës – njërit prej pesë vendeve të BE-së që nuk e njeh ende pavarësinë e Kosovës.

Paraprakisht, Republika Çeke, e cila aktualisht udhëheq presidencën gjashtëmujore të BE-së, kërkoi që liberalizimi i vizave për Kosovën të fuqizohet më 1 dhjetor të vitit 2023.

Por, ky propozim nuk kaloi në një takim të grupit punues të BE-së për vizat, që u mbajt javën e kaluar, pasi Spanja e më pas edhe Sllovakia dhe Suedia paraqitën vërejtje dhe kërkuan, siç thanë, sqarime shtesë.

Sot Grupi Punues për Vizat u mblodh dhe pikë diskutimi patën çështjen e liberalizimit të vizave të Kosovës

/Abcnews.al./

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!