Arrihet akordi, PSG shumë pranë firmës me talentin francez

schedule09:56 - 1 Shtator, 2023

schedule 09:56 - 1 Shtator, 2023

Pavarësisht se kanë transferuar një numër të konsiderueshëm lojtarësh këtë merkato vere, duket se kampionët francezë të PSG nuk kanë mbaruar ende me blerjet dhe pas Randal Kolo Muani, tashmë kanë bërë një ofertë të re për një tjetër talent francez.

Bëhet fjalë për anësorin e sulmit të Lyon, Bradley Barcola, i cili shumë shpejt do të veshë fanellën e “gjigandëve” të PSG, me këta të fundit që do të derdhin në arkat e rivalëve plot 50 milionë euro, ofertë e cila ndahet në formulën 45 milionë euro bazë dhe 5 të tjera bonus.

Përsa i pëket kontratës personale, mediat franceze raportojnë se akordi mes lojtarit e kampionëve të Ligue 1 është arritur që në muajin qershor dhe e vetmja gjë çka mbetet është gjetja e akordit mes 2 klubeve.

Ndërkaq, kujtojmë se sezonin e kaluar, anësori 20-vjeçar u kthye në një protagonist të vërtetë te Lyon, ku arriti të shënojë plot 7 gola e të dhurojë 10 asistime për shokët e tij të skuadrë, në 31 përballjet e zhvilluara mes kampionatit e Kupës së Francës. /i.m /abcnews.al