Mbrojtësi i Bayern Munich, Jerome Boateng, është shumë pranë rikthimit në Premier League. Ky është raportimi më i fundit nga “Todofichajes” për lojtarin gjerman, i cili mesa duket ka arritur akordin personal me klubin e Chelseas.
Kontrata e 32-vjeçarit me bavarezët përfundon në fund të sezonit, çka do të thotë se ai do të jetë një lojtar i lirë në verë. Mësohet se londinezët e kanë bindur lojtarin dhe transferimi i tij në “Stamford Bridge” është thjesht çështje kohe.
Kjo do të jetë aventura e dytë për qendërmbrojtësin në ishullin britanik nëse ky transferim ndodh, pasi në të kaluarën e tij ka luajtur dhe për Manchester Cityn. Këtë sezon Boateng ka qenë një titullar fiks në formacionin e Flick, duke luajtur në 17 ndeshje në Bundesliga. /abcnews.al