Arrestohet xhaxhai i vëllezërve Kusi, vranë teknikun e kondicionerëve

schedule13:23 - 17 Tetor, 2019

schedule 13:23 - 17 Tetor, 2019

Policia arreston Lulëzim Kusin. Këtij të fundit iu gjet një armë në banesë gjatë kontrollit nga blutë e Tiranës. Kusi është xhaxhai i vëllezërve Griseldo dhe Albano Kusi, të akuzuar për vrasjen e teknikut të kondicionerëve, Indrit Ccelajn në gusht të këtij viti.

Ai është pronari i shtëpisë në periferi të Tiranës ku dyshohet se u fshehën për disa ditë vëllezërit Kusi pas vrasjes së kryer. Banesa dykatëshe është e veçuar nga shtëpitë e tjera të fshatit Allgjatë dhe ndodhet pranë Kasharit në periferi Tiranës.

Gjatë kontrollit në këtë banesë, policia gjeti një armë zjarri automatike që dyshohet se i përkistë Lulzim Kusit.

Në atë kiohë ABC News kishte publikuar, autorët e dyshuar Albano dhe Griseldo Kusi, ishin lokalizuar nga grupi hetimor nëpërmjet qelizave telefonike se fshiheshin tek të afërmit e tyre në fshatin Allgjatë./abcnews.al