Arrestohet tmerri i “Palasës” në Vlorë, momenti kur shoqërohet me qese të zezë në kokë

schedule21:30 - 17 Tetor, 2020

schedule 21:30 - 17 Tetor, 2020

Një 40-vjeçar i akuzuar për disa grabitje në Palasë të Vlorës është arrestuar nga policia mesditën e sotme. Ndalimi i tij është bërë rreth orës 12:45 minuta. Ai është shoqëruar nga uniformat blu me një qese të zezë në kokë.

Burime bëjnë me dijë për gazetarin Elton Nika për abcnews.al se së fundmi ai kishte vjedhur një telefon celular si dhe 50 mijë lekë të vjetra.

Ndërsa sipas uniformave blu ai është autor i disa grabitjeve të tjera në qytetin bregdetar./mv. abcnews.al