Arrestohet Selena Gomez? Jo nuk është e vërtetë. Një foto e këngëtares dhe aktores e prangosur dhe e mbuluar me gjak bëri xhiron e rrjetit por gjithçka ka të bëjë për filmin e saj më të ri. 28-vjeçarja u pa duke xhiruar një skenë bashkë me Steve Martin për filmin “Only Murders in the Building” të shtunën në New York.
Në skenë, Gomez shfaqet e përgjakur ndërsa vihet në pranga. Filmi, që do të shfaqet premierë këtë vit ndjek tre të huaj që kryejnë një vepër kriminale. Kujtojmë që këngëtarja është përfolur se ka nisur një romancë me Aaron Dominguez por thashethemet i hodhi vetë ajo kur u shpreh se është beqare.
Në një intervistë të dhënë pak kohë më parë për “Los Angeles Times”, Selena është shprehur: “Unë në të vërtetë jam mirënjohëse që nuk jam përfshirë me askënd tani”, duke hedhur kështu poshtë thashethemet. /abcnews.al