Një 30-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Tiranës për kultivim kanabisi.
Uniformat blu bëjnë me dije se 20-vjeçari I.A., banues në fshatin Shpataj, njësia administrative Baldushk, u arrestua pasi në banesën në pronësi të tij iu gjetën dhe sekuestruan fidanë kanabis.
Gjithashtu është proceduar në gjendje të lirë edhe babai i të riut, 58-vjeçari H.A., pasi gjatë kontrollit në banesë iu gjet dhe sekuestrua një armë gjahu.
Sakaq materialet i kaluan prokurorisë për veprime të mëtejshme.
Informacion- Evidentohet dhe goditet një tjetër rast i tentativës për kultivim të kanabisit, vihet në pranga 1 shtetas.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.1, në zbatim të planit të masave “Për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike’’, bazuar dhe në informacione të siguruara në rrugë operative, si rezultat i kontrolleve të vazhdueshme të territorit, kanë evidentuar dhe goditur një tjetër rast të tentativës për kultivim të kanabisit në fshatin Shpataj, Njësia administrative Baldushk.
Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr.1 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit I. A., 20 vjeç, banues në fshatin Shpataj, pasi gjatë kontrollit në tokën në pronësi të tij, në një sipërfaqe të pyllëzuar, u gjetën të kultivuar fidanë të dyshuar cannabis sativa.
Gjithashtu, u procedua në gjendje të lirë babi i tij, shtetasi H. A., 58 vjeç, pasi gjatë kontrollit të banesës, iu gjet dhe iu sekuestrua një armë gjahu.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
/abcnews.al/