Një 34-vjeçar nga Iraku i cili kishte hyrë në Greqi prej vitit 2018 është arrestuar mesditën e sotme në qendër të Athinës, pasi akuzohet si pjesëmarrës në organizatën terroriste ISIS.
Ai kishte paraqitur 2 kërkesa për azil gjatë kësaj kohe por autoritet ia kishin refuzuar. 34-vjeçari baba i katër fëmijëve u shenjestrua disa ditë më parë.
Në momentin e arrestimit policia greke konfiskoi celularin e tij. Ai punonte në Athinë, ndërsa pjesëmarrja e tij në ISIS është e dokumentuar në disa video që tani kanë rënë në duart e autoriteteve.
Në orët e mëngjesit të nesërm ai do të dërgohet para Prokurorit të Gjykatës së Shkallës së Parë të Athinës. m.v/abcnews.al