Arrestohet një marins amerikan në Venezuelë

schedule20:02 - 4 Shtator, 2024

schedule 20:02 - 4 Shtator, 2024

Një marins amerikan është arrestuar në Venezuelë në një kohë kur marrëdhëniet midis Uashingtonit dhe Karakasit janë të tensionuara, tha sot një zyrtar në kushte anonimiteti.

Rrjeti televiziv amerikan CNN, duke cituar katër zyrtarë të paidentifikuar amerikanë, raportoi më herët se një amerikan u arrestua më 30 gusht në Karakas. Njëri prej tyre tha se detari u kap nga shërbimet e inteligjencës.

“Ne jemi të vetëdijshëm për informacionin se një marins u arrestua më 30 gusht 2024 ose rreth kësaj date, nga autoritetet venezueliane ndërsa ndodhej në atë vend për arsye personale,” konfirmoi Pentagoni./abcnews.al