Arrestohet një i dyshuar për vrasjen e presidentit të Haitit

schedule11:33 - 4 Janar, 2022

schedule 11:33 - 4 Janar, 2022

Autoritetet panameze kanë arrestuar ditën e djeshme një  ish-ushtarak kolumbian të dyshuar për vrasjen e presidentit Haitian, Jovenel Mois në korrik 2021. I dyshuari, Mario Antonio Palacios, 43 vjeç, u ndalua gjatë fluturimit në  të cilin do të  depërtohej nga Xhamajka në Kolumbi, sipas autoriteteve.

Sipas autoriteteve, ai ishte një anëtar i grupit mercenar që vrau Moise në korrik në një sulm në shtëpinë e tij, në të cilin u plagos edhe gruaja e tij. Palasios tashmë  ndodhet në paraburgim. Lajmi për arrestimin e tij u transmetua edhe nga rrjeti televiziv kolumbian Noticias RNC.

Avokati i Mario Antonio Palacios refuzoi të jepte ndonjë koment në lidhje me ngjarjen.

/abcnews.al