Arrestohet në Zvicër biznesmeni Adrian Xhillari

schedule19:43 - 6 Nëntor, 2017

schedule 19:43 - 6 Nëntor, 2017

Biznesmeni Ardian Xhillari, që ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, si i përfshirë në skandalin e naftës virgin mësohet se është ndaluar në Zvicer. Sipas prokurorisë, kompania që administrohej nga Xhillari ka shitur 4.4 milionë litra naftë të papërpunuar, duke shmangur akcizën.

Ish-administratori i Tea Oil Adrian Xhillari, i shpallur në kërkim ndërkombëtar prej vitit 2015 për skandalin e naftës “Virgin”, është arrestuar në Zvicër për llogari të drejtësisë shqiptare.
Lajmi u konfirmua për ABC News nga burime pranë prokurorisë, që saktësuan se ndalimi i biznesmenit Xhillari është bërë disa ditë më parë, por të hënën organi i akuzes është vënë në dijeni zyrtarisht për këtë arrestim.
Kompania“Tea Construksion & Petrol sh.a”, ku Xhillari ishte administrator akuzohet se ka shitur 4.4 milionë litra naftë të papërpunuar “virxhin” duke shmangur akcizën.
Ndaj tij rëndojnë veprat penale “fshehje e të ardhurave”, “mospagim i taksave” dhe “pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.
Biznesmeni u arratis nga Shqipëria ndërsa Gjykata e Fierit vendosi në mungesë masën e arrestit me burg.
Skandali i naftës Virgin u zbulua dy vjet më parë dhe çoi në arrestimin e 7 zyrtarëve të doganave mes të cilëve edhe ish zv drejtoresha e përgjithshme e doganave Lula Njebza.
Të arrestuarit në bashkëpunim me pronarin e kompanisë Tea Oil Ardian Xhillarin shitën 4.4 milionë litra naftë të papërpunuar në pika karburantësh, duke shmangur tatimet dhe akcizën.
Kjo sasi nafte ishte deklaruar për eksport dhe përpunim në uzinën e Ballshit.
Çështja ndaj Xhillarit dhe të akuzuarve të tjerë filloi pas një denoncimi nga Crown Agents në maj 2015 në Prokurorinë e Fierit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!