Është arrestuar në SHBA, një prej autorëve të vrasjes së oficerit të Reneas Ibrahim Basha në Lazarat. Policia e Shtetit permes nje njoftimi per shtyp sqaroi se Interpol Tirana, në bashkëpunim të ngushtë me autoritetet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës por edhe me Organizatën Ligjzbatuese FBI, ka arritur të lokalizojë dhe arrestojë tre dite me pare 20 vjeçarin Ruhan Hiraj i shpallur në kërkim ndërkombetar. Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë kishte caktuar në nëntor të 2015-ës masën e sigurimit personal “Arrest me burg” për Hirajn. 20 vjecari Hiraj akuzohet per veprën penale të “Vrasjes se punonjësve të Policisë Shtetit” e kryer në bashkëpunim, “Vrasja e punonjësve të Policisë Shtetit e mbetur në tentativë” , “Prodhim dhe mbajtja e armëve luftarake” dhe “ Prodhim, shitje e lëndëve narkotike”.Në 24.06.2015, forcat speciale RENEA janë ndërhynë në fshatin Lazarat, Gjirokastër pas një informacioni për të shtëna me armë nga persona të panjohur. Gjatë ndërhyrjes i arratisuri bashkë me persona të tjerë ka vrarë me armë zjarri punonjësin e policisë Ibrahim Basha si dhe ka tentuar të vrasë 5 punonjës të tjerë policie.
Interpol Tirana, në bashkëpunim me Prokurorinë e Përgjithshme dhe Ministrinë e Drejtesisë, janë duke kryer të gjitha veprimet për ekstradimin sa më shpejtë të jete e mundur të Ruhan Hirajt drejt Shqipërisë./abcnews.al