Arrestohet në Paris themeluesi i Telegram, Pavel Durov

schedule23:50 - 24 Gusht, 2024

schedule 23:50 - 24 Gusht, 2024

Themeluesi dhe CEO i Telegram, Pavel Durov u arrestua mbrëmjen e së shtunës kur zbriti nga avioni i tij privat në aeroportin Le Bourget në Paris. 39 vjeçari franko-rus ishte subjekt i një urdhër kërkimi francez.

Durov mbërriti nga Azerbajxhani. Durov ka nënshtetësi franceze që nga viti 2021, dhe thuhet se ishte në dijeni të faktit se ndaj tij ishte lëshuar një urdhër kërkimi, por nuk dihet pse u ndal në Francë.

Kjo vjen pasi shefi ekzekutiv i Telegram përballet me një padi të mundshme për vepra që lidhin Telegram me terrorizmin, drogën, mashtrimin, pastrimin e parave dhe përmbajtjen e krimeve kundër fëmijëve./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!