Arrestohet i “forti” i Niklës/ Marklen Haka u kap nga forcat RENEA, ishte i armatosur

schedule15:56 - 6 Shtator, 2024

schedule 15:56 - 6 Shtator, 2024

Forcat speciale RENEA kanë arrestuar Marklen Hakën një nga personat e shumë kërkuar nga policia e shtetit. Ky është momenti kur Haka prangoset nga efektivët e policisë dhe më pas shoqërohet në ambientet e drejtorisë së policisë në Tiranë. 33-vjeçari është arrestuar në fshatin Nikël në Krujë në oborrin e një banese. Gjatë kontrollove policia gjeti një armë zjarri pistoletë që dyshohet se posedohej nga Haka ndërsa në një  automjet u gjet një pushkë. Deri më tani janë shoqëruar disa persona dhe po kryen verifikime nga policia.

Haka cilësohet si person me rrezikshmëri të lartë shoqërore. Ai u vu në pranga mesditën e së premtes, ndërsa operacioni për kapjen e tij ka nisur katër ditë më parë në 2 shtator. Ndërsa referuar të dhënave të sistemit Tims, rezulton se Haka ka hyrë në territorin shqiptar nëpërmjet aeroportit të Rinasit në muajin maj, para se të shpallej në kërkim nga policia si pjesë e një grupi kriminal për të kryer varsjen e Durim Bamit. 33-vjeçari  akuzohet nga SPAK për vrasje të mbetur në tentative, armë mbajtje pa leje dhe grup i strukturuar kriminal, ndërsa gjykata ka caktuar në mungesë masën e arrestit në burg.

Sipas dosjes hetimore, Haka ka bashkëpunuar me një emër të njohur të botës së krimit siç është Ervis Martinaj dhe ish-deputetin Arben Ndoka për të vrarë Durim Bamin. Në komunikimet e zbardhura në aplikacionin sky enchro chat rezulton se, Ndoka donte ta vriste Bamin në shenjë hakmarrjeje pasi dyshonte se ishte një nga ekzekutorët e vëllait të tij në vitin 2017 në Lezhë. Nga ana tjetër gjatë viteve të fundit Haka i ka shpëtuar të paktën dy atentateve.

Në vitin 2022 ai u qëllua me një plumb në nofull, ndërsa në 2019, i shpëtoi një atentati në banesën e tij dhe nga plumbat mbeti e vrarë halla e tij. I skeduar si pjesë e grupeve kriminale në Nikël, ai në 2011 të ka qenë i arrestuar si i dyshuar edhe për një vrasje në ish-Bllok, por fitoi lirinë për mungesë të provash./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!