Arrestohet në Itali shqiptari, kreu i një rrjeti të shpërndarjes së drogës

schedule10:34 - 28 Shtator, 2018

schedule 10:34 - 28 Shtator, 2018

Dranoel Ndoja është shtetasi shqiptar i arrestuar nga policia italiane pasi mendohet të jetë kreu i një rrjeti që merrej me shpërndarjen e drogës në disa zona të vendit. Gjatë kontrollit të policisë janë sekustruar 4 kilogramë marijuanë.

Policia italiane ka zbuluar një rrjet që merrej me shpërndarjen e drogës në zonat e Kastelraimondos, Kamerinos dhe Matelika. Pjesa më e madhe e drogës që qarkullonte ishte hashash dhe marijuanë. Janë lëshuar tre urdhër arreste pas një viti hetimesh, dy denoncime dhe më shumë se 30 persona që mendohet të jenë pjesë e klientelës i janë sinjalizuar policisë.

Sipas hetuesve italianë, rrjeti drejtohej nga shtetasi shqiptar Dranoel Ndoja, ky i fundit kishte një numër të madh bashkëpunëtorësh të cilët i mundësonin mbarëvajtjen e aktivitetit pavarësisht se disa prej tyre ndërkohë kanë përfunduar në pranga. Gjatë mbrëmjes së të enjtes janë kryer 11 kontrolle dhe janë sekuestruar katër kilogramë drogë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!