Dy të rinj shqiptarë janë arrestuar nga policia italiane, pasi shpërndanin lëndë narkotike në zonën e Ferro di Cavallo në Itali.
Arrestimi i tyre u bë pas informacioneve të mbërritura në polici se dy shtetas jo italianë përdornin garazhin e një ndërtese si bazë për shitjen e kokainës, ndërsa jetonin në një apartament në të njëjtën ndërtesë.
Në pranga përfundoi një 19-vjeçar banues në Perugia, i cili kryente funksionet e “vëzhgimit” dhe mbante paratë, ndërsa u arrestua edhe një 18 vjeçar, i cili kontaktonte me përdoruesit e drogës. Gjatë kërkimit në shtëpinë e tyre, policia gjeti doza kokaine, si dhe një laptop të vjedhur kohët e fundit në një çerdhe në provincë./abcnews.al
Arrestohet në Itali 19 vjeçari shqiptar, shpërndante kokainë
schedule10:10 - 17 Tetor, 2018
schedule 10:10 - 17 Tetor, 2018