Arrestohet në Iran gazetarja ruse, akuzohet për spiunazh për llogari të Izraelit

schedule10:30 - 5 Tetor, 2019

schedule 10:30 - 5 Tetor, 2019

Policia iraniane ka arrestuar një gazetare ruse e cila akuzohet për spiunazh për llogari të Izraelit. Ajo kishte punuar disa vjet në Teheran si korrespondente e mediave ruse dhe tashmë rrezikon 10 vjet burg.

Gazetarja ruse Julia Juzik është arrestuar në Teheran me akuzën se është një spiune e Izraelit. Ajo ka punuar prej vitesh si korrespondente e mediave ruse në Teheran por më pas u rikthye në atdhe.

Disa ditë më parë asaj iu dërgua një ftesë për arsye profesionale dhe udhëtoi për në Teheran. Menjëherë pas mbërritjes në aeroport, pasdaranët i kanë marrë pasaportën duke i thënë se do ia dorëzonin kur të nisej sërish për në Rusi. Por po atë mbrëmje policia ka shkuar në dhomën e saj të hotelit duke e çuar në burg.

Ajo akuzohet se është një spiune për llogari të Izraelit. Sipas një përfaqësuesi të Unionit të gazetarëve rusë, iranianët kanë nisur të dyshojnë kur kanë parë disa hyrje të saj në Izrael, të cilat ishin shënuar në pasaportë. Vitet e fundit Julia Juzik merrej me gazetari investigative, duke publikuar dy libra: “Të fejuarat e Allahut” për gratë kamikaze si dhe “Fjalori i Beslan” libër me intervista me pengjet e mbijetuara nga terrorizmi çeçen.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!