Arrestohet lideri i kartelit të drogës, dërgonte mijëra kg kokainë drejt SHBA-së

schedule22:41 - 9 Shkurt, 2018

schedule 22:41 - 9 Shkurt, 2018

Drejtuesi i një prej karteleve më famëkeqe të drogës është arrestuar nga autoritetet meksikane.

Jose Maria Guizar Valencia, drejtues i kartelit “Zetas”, u kap në qytetin e Meksikos.

Ai ishte në kërkim edhe nga autoritetet amerikane, që kishin vënë një shpërblim prej 5 milionë dollarësh për kapjen e tij.

Valencia njihej si Z-43 dhe kishte shtetësi amerikane e meksikane. Ai besohet se drejtonte operacionet e Zetave në jug-lindje të vendit.

Departamenti amerikan i Shtetit ka deklaruar se ai është përgjegjës “për dërgimin e mijërave kilogramë kokainë dhe metamfetaminë në SHBA çdo vit”.

Gjithashtu, në ubsajtin e Departamentit të Shtetit thuhet se karteli “Zetas” ka vrarë një numër të madh civilësh nga Guatemala, gjatë përplasjeve sistematike në kufirin guatemalas gjatë viteve të fundit.

Valencia u arrestua në një zonë të qytetit të Meksikos, që njihet për baret dhe restorantet e shtrenjta.

Në vitin 2012, “Zetas” ishte banda më e madhe e drogës në Meksiko.

Sidoqoftë, ky kartel ka humbur shumë terren vitet e fundit.

Një arsye është edhe arrestimi i liderëve të tyre, që ka shkaktuar përplasje brenda bandës./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!