Arrestohet kryebashkiaku në Bullgari, abuzoi me fondet e BE

schedule14:57 - 10 Gusht, 2023

schedule 14:57 - 10 Gusht, 2023

Kryetari i Bashkisë së Toshevos në Bullgari, Valentin Dimitrov, është arrestuar për keqpërdorim të fondeve të bashkimit evropian. Arrestimi i tij vjen pas kërkesës së Prokurorit Publik Evropian, nën dyshimet se ka keqpërdorur fondet që do të përdoreshin për të rritur efikasitetin e energjisë në ndërtesat e banimit.

Shkeljet e supozuara kanë ndodhur nga viti 2017 deri ne vitin 2019.

Toshevo mori një grant nga Bashkimi Europian për të financuar projektin në shumën prej 169.000 euro sipas zyrës së prokurorit dhe i caktoi projektin një kontraktori privat.

Sipas provave të mbledhura, zyrtarët e përfshirë në projekt, përfshirë kryetarin e bashkisë, paraqitën informacione të rreme për zbatimin e punës, që nuk ishte kryer në kohë.

Arrestimi i Dimitrov është i pari në Bullgari me kërkesë të zyrës së kryeprokurorit evropian. Dimitrov, i zgjedhur për herë të parë në 2015 dhe i rizgjedhur në 2019, është përfaqësues i Partisë Socialiste Bullgare./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!