Sondazh

Zvërneci, protestë për:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Arrestohet Moisi Habilaj/ I dënuari nga drejtësia shqiptare dhe italiane u kap në Borsh nga forcat operacionale

schedule22:19 - 13 Qershor, 2026

schedule 22:19 - 13 Qershor, 2026

Arrestohet Moisi Habilaj. Habilaj u  arrestua nga forcat operacionale në një beach bar në Borsh. Ai ishte maskuar me kapele dhe mjekër.

Pas arrestimit, Habilaj është transportuar drejt Policisë së Vlorës.

Ai është shpallur fajtor nga GJKKO me 10 vite burg për trafik narkotikësh dhe pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal.



Moisi Habilaj është dënuar më herët edhe nga drejtësia italiane me 15 vite burg për trafik ndërkombëtar droge.

Çështja e “Habilajve” në tetor të vitit 2017, mori edhe vëmendje politke pas publikimit të dosjes italiane që evidentonte lidhje mes grupit kriminal dhe ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.

Edhe pse Tahiri u akuzua fillimisht për trafik droge dhe pjesëmarrje në organizatë kriminale, ai u dënua përfundimisht për shpërdorim detyre. Në të njëjtën çështje, fajtor u shpall edhe ish-drejtuesi i Policisë së Vlorës, Jaeld Çela./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!