Arrestohet i riu në Kamëz, iu gjetën në oborr 14 kallëpe tritoli

schedule13:49 - 24 Tetor, 2018

schedule 13:49 - 24 Tetor, 2018

Një i ri ka rënë në prangat e policisë së Kamzës , pasi iu  gjenden në oborrin e banesës 14 kallëpe të dyshuara si lëndë plasëse e llojit tritol. Ai është 22 vjeçari Fatjon Leka banues në “Fushë Arrëz”.

Njoftimi i Policisë

Shërbimet e Policisë të Komisariatit Nr.5, në sajë të informacioneve të marra në rrugë operative bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit :

– Fatjon Leka, 22 vjeç, banues në “Fushë Arrëz”, Kamëz.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e këtij shtetasi, në oborr i është gjetur e fshehur një qese plasmasi brenda së cilës kishte 14 kallëpe të dyshuara si lëndë plasëse e llojit tritol të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprën penale  “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve dhe municionit luftarak”, parashikuar nga neni 278 i Kodit Penal. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!