Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Arrestohet gruaja e viktimës/ Fier, akuzohet bashkëpunëtore në vrasjen e të shoqit nga e bija

schedule10:21 - 25 Korrik, 2025

schedule 10:21 - 25 Korrik, 2025

Policia e Fierit ka arrestuar edhe Valbona Ramën, nënë e Emanilda Ramës e cila u arrestua një ditë më parë për vrasjen e babait të saj.

Anesti Rama dhunohej sistematikisht në familje. E bija dhe bashkëshortja e kishin nxjerrë të jetonte në një dhomë jashtë shtëpisë.

Teksa pritet të zhvillohet masa e sigurisë për nënë e bijë që akuzohen për vrasjen e kryefamiljarit Anesti Rama, të dhëna dhe burime nga të afërmit e familjes bëjnë me dije se 56 vjeçari dhunohej dhe keqtrajtohej në familje.

Prej vitesh, punëtor në një fermë blektorale në zonë, Anesti Rama kishte shkuar shpesh herë në punë me shenja në fytyrë për të cilat thoshte se i ishin shkaktuar nga incidente por asnjëherë nuk tregoi të vërtetën.

Burime nga Policia e Fierit konfirmojnë faktin se viktima keqtrajtohej nga bashkëshortja dhe e bija ndërsa fakt i njohur për fqinjët e familjes Rama në Frashër, ishte se ai jetonte veçmas nga bashkëshortja dhe e bija, megjithëse në të njëjtin oborr.

Prej vitesh, 56 vjeçari i vrarë tragjikisht dy ditë më parë, jetonte në dhomën që shërbente si kuzhinë e veçuar nga banesa ku jetonin Valbona dhe Emanilda Rama.  Keto të fundit akuzohen se kanë vrarë 56 vjeçarin duke e mbytur me tel dhe më pas inskenuan ngjarjen si aksident./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!