Arrestohet autori i vrasjes së 41-vjeçarit shqiptar në Greqi

schedule08:46 - 23 Maj, 2025

schedule 08:46 - 23 Maj, 2025

Autoritetet greke kanë arrestuar autorin e dyshuar të vrasjes së një 41-vjeçari shqiptar në Rafinë, i cili u gjet i vdekur të enjten e 22 majit, pranë një vreshti.

Sipas informacioneve, bëhet fjalë për një 46-vjeçar, gjithashtu me origjinë shqiptare.

Sipas informacioneve, autori u gjet në një apartament në orët e para të mëngjesit në zonën Glyka Nera dhe u arrestua.

Gruaja e 41-vjeçarit kontaktoi autoritetet mëngjesin e së mërkurës, duke raportuar se mori një telefonatë nga ai se është qëlluar në fytyrë nga një person, të cilit i kishte përmendur edhe emrin, dhe i kërkoi që të përpiqej ta gjente. “Ndihmë, më kanë qëlluar në kokë nga…, zbuloni se ku jam”, thuhet se ka thënë ai.

Hetimi i policisë zbuloi se natën e së martës së kaluar, viktima, autori i dyshuar dhe dy persona të tjerë u takuan në Artemidë. Ata hipën në një makinë të drejtuar nga personi i emëruar nga viktima dhe bënë një ndalesë të shkurtër në Rafinë. Atje, autori nxori një armë dhe e qëlloi viktimën në fytyrë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!