Policia ka vënë në pranga autorin e plagosjes së një fëmije 6-vjeçar në fshatin Krastë. Sipas policisë pak pas mesnate është marrë informacion se Jetmir Koxherri pas një konflikti me dy persona të tjerë në një lokal është larguar, ka marrë armën e zjarrit dhe ka qëlluar në drejtim të banesës së H.Rr.
Për pasojë ka mbetur i plagosur një fëmijë i mitur. Sipas informacioneve, ai ka marrë katër plumba. Policia shkoi menjëherë në vendin e ngjarjes dhe falë ndërhyrjes së shpejtë bëri të mundur kapjen e 27-vjeçarit.
Gjithashtu u sekuestrua edhe arma “kallashnikov” që ai përdori për të kryer krimin e rëndë. Ndërkohë fëmija i mitur ndodhet në spitalin e Traumës në Tiranë për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore./abcnews.al