Arrestohet adoleshenti indian, vrau motrën shtatzënë

schedule22:57 - 7 Dhjetor, 2021

schedule 22:57 - 7 Dhjetor, 2021

Policia në shtetin indian të Maharashtra-s kanë vënë në pranga një adoleshentet që dyshohet se i ka marrë jetë motrës së tij shtatzënë. Sipas policisë, 19-vjeçarja ishte martuar me një burrë pa pëlqimin e familjes së saj. Ajo ishte duke përgatitur çaj për të ëmën dhe për vëllain kur ky i fundit e qëlloi me një drapër duke i prerë kokën.

Policia ka dyshime se ata të dy pas krimit makabër bënë edhe selfie me kokën e vajzës. Adoleshenti është dërguar në paraburgim për të mitur kurse e ëma është arrestuar.

Megjithatë, një zyrtar i policisë tha se ata do ta kundërshtonin këtë pretendim në gjykatë pasi kishin gjetur një certifikatë që tregonte se ai ishte i rritur. Nëna e tyre është dërguar në mbajtje nga policia.

Incidenti ndodhi në rrethin Aurangabad, sipas BBC. /abcnews.al/