Arrestohet 27-vjeçari në Pogradec, dyshohet se kreu marrëdhënie seksuale me të miturën: Nuk e dija moshën reale

schedule13:27 - 3 Shtator, 2023

schedule 13:27 - 3 Shtator, 2023

Një 27-vjeçar banues në fshatin Hondisht, Pogradec, ka përfunduar në prangat e policisë, pasi u dyshua se kreu marrëdhënie seksuale, me një shtetase të mitur 13-vjeçare.

Mirëpo, sipas burimeve, mësohet se e mitura ka deklaruar para policisë se e gjithë marrëdhënia mes saj dhe 27-vjeçarit ka qenë me dëshirë. Ajo ka shtuar se e ka gënjyer 27-vjeçarin për moshën reale dhe ai nuk kishte faj në këtë mes.

Megjithatë, familjarët e vajzës që e kanë denoncuar në polici 27-vjeçarin pasi vajza kishte vendosur një foto profili me të shoqëruar me një unazë. Nga ana tjetër, ai ka deklaruar para oficerëve se kishte qëllime serioze me të miturën dhe se nuk e dinte moshën reale të saj.

Pavarësisht kësaj, policia e ka arrestuar, pasi deklarimet e 13-vjeçares nuk konsiderohen sepse ajo është e mitur./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!