Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Arrestohen për korrupsion dy efektivë të rrugores në Tiranë

schedule11:10 - 5 Mars, 2022

schedule 11:10 - 5 Mars, 2022

Dy punonjës të Policisë Rrugore në Tiranë janë arrestuar me vendim gjykate për korrupsion dhe shpërdorim detyre. Në pranga u vunë dy inspektorë shtetasi E. Ç., 29 dhe K. Ç., 26 vjeç, me detyrë agjent verifikues/trup shërbimi në Komisariatin Rrugor të Tiranës.

Hetimet ndaj dy efektivëve kanë nisur disa muaj më parë në bashkëpunim edhe më Agjensinë e Mbikqyrjes Policore, ish SHÇBA.

Nga hetimet ka rezultuar se dy punonjësit e policisë kanë qenë me shërbim me aparatin shpejtësi matës (Radar) dhe në bashkëpunim me njëri-tjetrin, pasi ndalonin automjete në rrugë, nuk i ndëshkonin me masa administrative për shpejtësinë tej normave të lejuara, por u merrnin shuma monetare.

Rastet u zbuluan pasi targat e mjeteve që kryenin shkeljen regjistroheshin nga Radar, por nuk gjobiteshin.

Dy efektivët e Policisë Rrugore u arrestuan në flagrancë teksa janë mbajtur nën vëzhgim nga hetuesit dhe gjatë vënies së tyre në pranga janë sekuestruar dhe shumat e parave të përfituara prej tyre gjatë ushtrimit të detyrës.

Zyrtarisht, Agjensia e Mbikqyrjes Policore deklaron se janë duke u verifikuar edhe raste të ngjashme, ku janë të përfshirë punonjës të tjerë të policisë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!