Arrestohen mijëra protestues në Hong Kong, të rinjtë kërkojnë ndihmën e Trump

schedule12:34 - 17 Dhjetor, 2019

schedule 12:34 - 17 Dhjetor, 2019

Policia e Hong Kong konfirmoi se deri tani janë arrestuar 6.105 persona që nga 9 qershori, ditë e fillimit të protestave kundër ligjit të ekstradimeve në Kinë.

Sipas një mesazhi në Twitter, në profilin zyrtar të policisë, janë 2.430 studentë të arrestuar, rreth 40 për qind i totalit. Tendenca shënon një rritje të numrit të të rinjve të përfshirë në këto protesta.

Për këtë arsye policia bën apel që të rinjtë të mos nxiten për të qenë pjesë e manifestimeve dhe për të kryer akte dhune. Ndërkohë të rinjtë në Hong Kong i kanë kërkuar ndihmë presidentit amerikan Donald Tramp, që të dalë në mbështetje të tyre./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!