Katër persona kanë rënë në prangat e policisë së Tiranës. Mësohet se ata akuzohen për vepra të ndryshme penale, nga dhuna ndaj të dashurës dhe deri te drejtimi i automjetit në gjendje të dehur.
Ndërkohë, Materialet i kaluan Prokurorisë.
Njoftimi i Policisë:
Arrestohen 4 shtetas, për vepra të ndryshme penale.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan shtetasit:
35 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj të dashurës së tij;
30 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëjetueses së tij.
Specialistët e Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë arrestuan shtetasit 46 vjeç, dhe 54 vjeç, të dy banues në Tiranë, pasi duke drejtuar automjetet përkatëse, në gjendje të dehur, janë përfshirë në aksident me dy automjete të tjera, me pasojë vetëm dëme materiale./abcnews.al