Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Arrestohen dy persona në Shkodër, nën hetim vihen tre të tjerë, akuzat që rëndojnë ndaj tyre

schedule14:34 - 17 Janar, 2024

schedule 14:34 - 17 Janar, 2024

Dy persona kanë rënë në prangat e policisë së Shkodrës ndërsa tre të tjerë janë proceduar penalisht për vepra të ndryshme penale. Një 45 vjeçar u arrestua pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur ndërsa një 33 vjeçar nga Fushë Arrëzi u kap pasi ishte në kërkim për dhunë në familje.

Në gjendje të lirë u procedua një 63 vjeçar shkodran pasi u konstatua ndërhyrje në matësin e energjisë elektrike që furnizonte banesën e tij. Një 44 vjeçar në Velipojë u procedua pas një kallëzimi të bërë nga një shtetas se i ka shitur një mjet tip Benz pak ditë më parë por ai e ka deklaruar si të vjedhur.

Një 50 vjeçar u procedua penalisht pasi ka fyer 2 punonjës të Policisë Bashkiake Shkodër për motive të dobëta./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!