Arrestohen dy persona në Durrës, policia jep detajet

schedule08:46 - 2 Mars, 2021

schedule 08:46 - 2 Mars, 2021

Dy persona të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale janë arrestuar nga policia. Uniformat blu bëjnë me dije se në pranga janë vënë L. U., 34 vjeç, i dënuar për kultivim të bimëve narkotike si dhe B. H., 36 vjeç, banues në Shijak, Durrës, pasi me anë të mashtrimit i ka marrë një shumë parash një 44-vjeçari.

“Vijon puna për kapjen e personave në kërkim kombëtar dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale. Ndalohen 2 shtetas të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës ndaluan shtetasin L. U., 34 vjeç, banues në Durrës, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Durrës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6 Tiranë, ndaluan shtetasin B. H., 36 vjeç, banues në Shijak, Durrës, pasi me anë të mashtrimit i ka marrë një shumë parash shtetasit V. B., 44 vjeç, banues në Shijak, Durrës.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, në ngarkim të shtetasit L. U., dhe Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprën penale “Mashtrimi”, në ngarkim të shtetasit B. H”, njofton policia./mv.abcnews.al