Që nga fillimi i luftës, mbi 1,430 palestinezë janë arrestuar, me 900 prej tyre të identifikuar si anëtarë të Hamasit. Forcat izraelite të mbrojtjes dhe Shin Bet njoftuan në një deklaratë të përbashkët se ushtria izraelite arrestoi 37 palestinezë në Bregun Perëndimor, 10 prej të cilëve u identifikuan si anëtarë të Hamasit.
Në qytetin Qalqilya të Bregut Perëndimor, forcat izraelite arrestuan tre palestinezë të kërkuar dhe morën në pyetje disa të tjerë.
Në një operacion në qytetin e Birzeit, pajisjet e Hamasit u gjetën dhe sekuestruan në magazina pranë universitetit të qytetit, të cilat përfshinin armë, të cilat përdoren nga Hamasi në parada dhe demonstrata.
Mitralozë dhe armë të tjera u sekurestruan në fshatin palestinez Carlo në Agabah, ndërsa operacione të ngjashme u kryen edhe në qytetet Beit Fajjar, Ein Yabrud dhe Hebron.
Që nga fillimi i luftës mbi 1,430 palestinezë janë arrestuar në Bregun Perëndimor, me 900 prej tyre të identifikuar si anëtarë të Hamasit.
/abcnews.al