Tetë persona të dyshuar për lidhje me ISIS-in janë arrestuar gjatë ditëve të fundit në Nju Jork, Los Anxhelos dhe Filadelfia.
Të gjithë persona e dyshuar dhe tashmë të ndaluar nga autoritetet, vijnë nga Taxhikistani dhe, siç raporton CNN, kanë hyrë në Shtetet e Bashkuara nga kufiri me Meksikën.
Arrestimet janë kryer nga policia doganore në bashkëpunim me FBI-në. Në prill, drejtori i agjencisë Christopher Wray paralajmëroi për rrezikun e një “sulmi të koordinuar” nga terroristët në SHBA pas sulmit të ISIS-K në Moskë më 22 mars.
/abcnews.al