Policia e Selanikut arrestoi 5 persona (nga Shqipëria) të cilët janë anëtarë të një grupi aktiv në kultivimin dhe trafikimin e kanabisit.
Janë sekuestruar mbi 37.5 kilogramë kanabis dhe 37 bimë.
Në një njoftim të detajuar policia thotë:
Punonjësit e Policisë Selanik arritën pas një hetimi shumëditor arrestimin e pesë (5) anëtarëve të një grupi aktiv në kultivimin dhe trafikimin e kanabisit.
Bëhet fjalë për të huaj, të moshës 40, 26, 31, 27 dhe 35 vjeç, ndaj të cilëve sipas rastit është bërë dosje për shkelje të ligjit për drogën dhe dhunë ndaj zyrtarëve dhe personave gjyqësorë.
Në veçanti, anëtarët e organizatës ishin bashkuar me qëllim rritjen e fidanëve të kanabisit, kryesisht në zona të paarritshme të vendit, vjeljen, përpunimin e më pas transportin dhe shpërndarjen brenda territorit grek dhe kryesisht në kompleksin urban të Selanikut.
Më konkretisht, mesditën e datës 03.10.2022, 40-vjeçari dhe 26-vjeçari janë pikasur në një zonë pyjore të Prefekturës së Magnezisë, ku grupi kriminal ruante një plantacion kanabisi, duke u futur në një makinë dhe duke vendosur brenda saj një thes me drogë.
Më pas ata u takuan dy bashkëpunëtorët e tjerë, 31 dhe 27 vjeç, të cilët udhëtonin me një automjet tjetër dhe së bashku janë drejtuar drejt një shtëpie në zonën e Nikopolis ku i priste 35-vjeçari.
Bëhet me dije se 35-vjeçari i ka rezistuar arrestimit, duke goditur policët, ndërsa fillimisht ka tentuar të ikë pa sukses.
Në hetimet që vijuan në një zonë pyjore të Prefekturës së Magnezisë janë gjetur dhe konfiskuar gjithsej:
- 37 fidanë kërpi,
- 37 kilogramë e 776 gram kanabis të papërpunuar,
- 5 celularë dhe
- shuma e parave, të ardhura nga trafiku i drogës.
Të arrestuarit me rastin e ngritur ndaj tyre do të dërgohen në Prokurorinë kompetente.
Shikoni fotot e publikuara nga policia: