Arrestohen 5 persona në Tiranë, policia jep detajet

schedule11:24 - 21 Nëntor, 2020

schedule 11:24 - 21 Nëntor, 2020

Pesë persona kanë rënë në prangat e policisë për vepra të ndryshme penale.

Forca e posaçme “Shqiponjat”, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve, në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme kundër aktivitetit kriminal në fushën e shpërndarjes së lëndëve narkotike, kanë evidentuar 2 raste të tjera.

Policia bën me dije se u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

-S.G., 21 vjeç, pasi në rrugën “Arben Broci”, nga kontrolli i ushtruar në mjetin me të cilin ky shtetas qarkullonte u gjet dhe u sekuestrua një sasi lëndë narkotike kanabis.

-D.Gj., 25 vjeç, pasi në rrugën “Kongresi i Lushnjes”, gjatë kontrollit fizik iu gjetën dhe iu sekuestruan doza me lëndë narkotike kokainë.

Gjithashtu nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.3, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit I.S., 38 vjeç, pasi me datë 19.11.2020, në anë të mashtrimit ka vjedhur motorin e shtetasit K.R.

Mësohet se ky shtetas ka kundërshtuar me dhunë punonjësin e policisë për të shmangur shoqërimin e tij në komisariat.

Ndërkohë specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë dy persona:

A.A., 36 vjeç dhe M.P., 54 vjeç, pasi u kapën në flagrancë duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur.

Sakaq materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë./abcnews.al/