Arrestohen 4 shqiptarë në Kent, dyshohet se janë pjesë e një grupi kriminal

schedule10:35 - 16 Nëntor, 2022

schedule 10:35 - 16 Nëntor, 2022

Katër shtetas shqiptarë janë arrestuar në St Margaret’s në Kent të hënën e 14 nëntorit.

Zyra e Brendshme britanike ka bërë me dije se dy burra të dyshuar për dhënien e ndihmës në e zbarkimit së një varke të vogël janë arrestuar dhe akuzuar për komplot për të lehtësuar hyrjen e paligjshme, pasi u larguan me dy emigrantë.

Ndërsa dyshohet se janë anëtarë të një grupi të krimit të organizuar, dy persona të tjerë më 15 nëntor pasi kishin mbërritur pa leje hyrjeje ligjore.

“Këto arrestime tregojnë vendosmërinë tonë të qartë për të goditur me shpejtësi këdo që përpiqet të shmangë kapjen dhe të hyjë ilegalisht në vendin tonë. Falë punës së ekspertëve të ekipeve tona, ne do të vazhdojmë të jemi vigjilentë ndaj aktiviteteve të paligjshme si kjo dhe të nxjerrim përgjegjësit para drejtësisë”, tha Ministri i Emigracionit Robert Jenrick. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!