Dy shqiptarë të shpallur në kërkim janë arrestuar në doganën e Kakavijës nga Departamenti i Kontrollit të Pasaportave.
Njëri është arrestuar nga autoritetet shqiptare, ndërsa tjetri nga autoritetet greke.
Mbrëmjen e së hënës, gjatë kontrollit të dokumentacionit në pikën e kalimit kufitar, u konstatua se njëri nga shqiptarët ishte në Listën e Kuqe të Kërkimeve Ndërkombëtare të Interpolit në Shqipëri, pasi ishte dënuar me tre vjet burgim për lëndime të rënda trupore.
Si rrjedhojë ai u arrestua nga efektivët e policisë së departamentit të Pogonio dhe u dërgua në Prokurorinë e Apelit të Epirit. I arrestuari është në proces të ekstradimi drejt Shqipërisë.
24 orë më parë, pasditen e së dielës, një tjetër shqiptar u arrestua nga policia e Departamentit të Kontrollit të Pasaportave në Kakavijë, pasi gjatë verifikimit të dhënave të tij u konstatua se ndaj tij kishte urdhër arrest nga prokuroria e Pireas për vjedhje.
Ky i fundit u dërguar në Prokurorinë e Janinës, e cila ka urdhëruar transferimin e tij në Pirea./abcnews.al/